Paradoksi/ Suedia në Kupën e Botës pa fituar asnjë ndeshje në kualifikuese
Historia e kualifikimit të Suedisë përbën një nga paradokset më të mëdha të këtyre eliminatoreve. Skuadra e drejtuar nga Graham Potter arriti të sigurojë një vend në Botëror edhe pse e mbylli grupin eliminator në vendin e fundit, me vetëm dy pikë dhe asnjë fitore.
Në kontrast të fortë, Italia e drejtuar nga Gennaro Gattuso grumbulloi plot 18 pikë, ndërsa Poloni arriti në 17 pikë. Ironikisht, pikërisht polakët u eliminuan në finale nga suedezët me një gol në minutat e fundit.
Kjo situatë, ndonëse e duket si një padrejtësi sportive, është plotësisht në përputhje me rregulloren aktuale. Sistemi i kualifikimit lejon që në “play-off” të marrin pjesë jo vetëm vendet e dyta të grupeve eliminatore, por edhe katër skuadra të përzgjedhura nga UEFA Nations League, konkretisht ato me performancën më të mirë që nuk kanë siguruar një vend përmes eliminatoreve tradicionale.
Pikërisht përmes këtij mekanizmi, Suedia përfitoi një shans të dytë, të cilin e shfrytëzoi maksimalisht duke siguruar biletën për në Botëror. Rasti i Suedisë shihet si shembull tipik i një formule që, sipas kritikëve, nuk shpërblen në mënyrë të drejtë performancën gjatë gjithë rrugëtimit eliminator, duke hapur diskutime të reja mbi nevojën për rishikimin e sistemit të kualifikimit.
KOHA JONË SONDAZH

