Paralajmërimi i frikshëm i virologut gjerman: Futbolli nuk fillon para vitit 2021

Pa futboll deri në vitin 2021. Ky është parashikimi i virologut  gjerman Jonas Schmidt-Chanasit, i Institutit Berhard-Nocht në Hamburg. Sipas shkencëtarit gjerman për shkak të koronavirus, ndeshjet e futbollit do të rifillojnë vetëm në vitin e ardhshëm.

Edhe mundësia për të luajtur me dyer të mbyllura para kësaj date është e përjashtuar. “Është joreale të mendosh që ky sezon do të marrë fund”, tha Schmidt-Chanasit për Televizionin Nordik në Gjermani (NRD).

“Nuk mendoj se mund të flasim për kthim të futbollit përsëri deri në prill. As me dyer të mbyllura, sepse potencialisht njerëzit mund të mblidheshin në shtëpitë e tyre për të parë ndeshjet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bundesliga ka pezulluar sezonin deri më 2 Prill, por konsiderohet nga shumë specialistë si një datë shumë e shpejt. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?