Paraqitjet e shqiptarëve në Europë/ Shkëlqen Shaqiri me dopietë, Hoxha mundet thellë në Zagreb

Këtë të enjte u zhvilluan disa prej përballjeve interesante në fazën e ligës të Europa League dhe Conference League, me protagonistë edhe futbollistë shqiptarë.

Në Europa League, skuadra e Basel-it regjistroi një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj FCSB-së në “St. Jakob-Park”. Lojtari me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri ishte heroi i mbrëmjes, duke shënuar dy gola dhe duke udhëhequr skuadrën e tij drejt fitores që i mban gjallë shpresat për kualifikim.

Ndryshe nga Shaqiri, Arbër Hoxha përjetoi një mbrëmje të hidhur. Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte titullar për Dinamon e Zagrebit, por skuadra e tij u mund thellë 0-3 në shtëpi nga Celta Vigo, duke humbur terren në garën për vendet e para në grup.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në ndeshjet e tjera, Crvena Zvezda mposhti Lille me rezultatin 1-0, duke marrë tri pikë të vlefshme. Në Conference League, Fiorentina pësoi një humbje me përmbysje 2-1 ndaj Mainz, duke zhgënjyer tifozët e saj në transfertë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, në Dublin, AEK Athina me Thomas Strakoshën në portë barazoi 1-1 ndaj Shamrock Rovers, duke marrë një pikë të vlefshme jashtë fushe.

Një mbrëmje me emocione të përziera për futbollistët shqiptarë, me Shaqirin që shkëlqeu në Zvicër dhe Hoxhën që nuk mundi të shmangte disfatën në Kroaci.

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "BASEL 3-1 CRVENA ZVEZDA FCSB 1-0 ่า GNK DINAMO LILLE 0-3 CELTA MALMÖ 0-1 MIDTJYLLAND PANATHINAIKOS 3-1 NICE CELTIC 1-3 SALZBURG FREIBURG 2-0 STURM GRAZ GO AHEAD EAGLES 0-0 UTRECHT NOTT'M FOREST 1-1 ASTON VILLA PORTO 2-0 म्री् M. TEL-AVIV TEL BOLOGNA 0-0 ND BRANN BRAGA 3-4 GENK 3-1 OK LUDOGORETS 4-0 RANGERS YOUNG BOYS 0-2 REAL BETIS ROMA 电 한슬식(의4 ホL 2-0 LYON STUTTGART SER FERENCVÁROS MD4 VIKTORIA VIKTORIAPLZEŃ PLZEŃ 2-0 FEYENOORD 0-0 FENERBAHÇE"

Mund të jetë një grafik i teksti që thotë "AEK ATHENS 1-1 AEK LARNACA SHAMROCK ROVERS 0-0 CELJE ABERDEEN 2-1 KUPS KUOPIO LEGIA WARSZA AWA 3-1 S. BRATISLAVA MAINZ 2-1 NOAH FIORENTINA 1-2 SIGMA OLOMOUC 3-0 SHAKHTAR HAMRUN SPARTANS 2-0 S BREIĐABLIK 0-0 RAKÓW 3-1 AZ ALKMAAR ゆ 6-0 HÄCKEN ZRINJSKI 1-2 SAMSUNSPOR 高 Q SPARTA PRAHA CRYSTAL PALACE DYNAMO ν LAUSANNE-SPORT RAYO VALLECANO MD3 RED IMPS STRASBOURG 1-1 RIJEKA 1-1 OMONOIA 3-2 SHELBOURNE LECH POZNAŃ আ্র 0-1 DRITA SHKENDIJA 1-1 SK RAPID JAGIELLONIA 0-1 . CRAIOVA"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?