Parashikimi në UEFA­, Shqipëria fiton 1-­0 ndaj Maqedonisë

Pas miqësores me Marokun, Shqipëria do të synojë të hënën e ardhshme një fitore ndaj Maqedonisë në ndeshjen e parë kualifikuese për Botërorin e Rusisë.

Loro Borici do të mirëpres edhe këtë ndeshje, ku sportdashësit, që në pjesën më të madhe të tyre, parashikojnë një fitore të Shqipërisë ndaj Maqedonisë.

Sakaq në faqen zyrtare të UEFA­s, të hapur për të mbledhur parashikimet mbi ndeshjet kualifikuese, rezultati më i pritshëm për sfidën Shqipëri­Maqedoni është 1­0. Ndeshja do të luhet më 5 shtator, në orën 20:45, në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, për skuadrat e tjera të grupit tonë, parashikohet edhe një fitore e Italisë në Izrael me rezultatin 2­0 dhe fitore e Spanjës ndaj Lihtenshtejnit 3­0.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?