Parashikohen trazira, Londra në alarm për ndeshjen Angli-Skoci

Mbrëmjen e djeshme u mbyll raundi i parë i ndeshjeve në grupe, teksa tashmë do të fillojnë duelet e dyta. Ndër më interesantet, jo për arsye renditjeje, por për historinë dhe traditën, është ndeshja e Wembley-it mes Anglisë dhe Skocisë , e planifikuar për të premten 18 qershor në orën 21:00.

Ekipi i Southgate në duelin e parë kundër Kroacisë dhe po kërkon pikë për të siguruar vendin e parë, ndërsa Skocia është në vështirësi pas disfatës kundër Republikës Çeke. Dyert e stadiumit të Londrës do të hapen, për rreth 40,000 njerëz.

Por, përkundër kësaj, një problem në rendin publik mund të ndodhë para dhe pas kësaj sfide. Në fakt, rreth 20,000 tifozë skocezë pa bileta do të mbërrijnë në Londër të premten në mbrëmje, teksa të gjithë trenat nga Glasgow dhe Edinburg tashmë janë plot, dhe me sa duket synojnë që të ribashkojnë fansat në Hyde Park.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mund të ketë jo pak shqetësim, pasi tifozët mund të kenë përplasje mes tyre, teksa janë rihapur edhe pub-et. Me pak fjalë, me Wembley-n gjysmë të hapur, Angli-Skoci mund të shkaktojë më shumë se dhimbje koke për autoritetet vendase. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?