Paratiçi: Ekziston mundësia që Serie A të riluhet me të njëjtat ekipe edhe vitin e ardhshëm

“Merkatoja që do të vijë do të jetë kreative dhe elastike”. Kështu është shprehur Fabio Paratiçi, drejtori sportiv i Juventusit. “Duhet të shohim përditshmërinë, çdo ditë ndryshojmë vizionin dhe jemi më pesimistë ose optimistë në varësi të lajmeve që na jepen në orën 18:00”.

“Duhet të jemi elastikë sepse mendojmë një apo dy gjëra dhe pas dy orësh duhet të mendojmë diçka tjetër për atë që po ndodh. Kështu do të jetë edhe merkatoja e futbollit,” ka shpjeguar Paratiçi për “Sky”. Hipotezës për të përsëritur sezonin 2019-20 me të njëjtat skuadra edhe në vitin 2020-21, drejtori bardhezi ka thënë se “ekziston një mundësi e tillë”.

SHKARKO APP