Parma dhuron spektakël, i shkakton humbjen e parë Milanit (VIDEO)
Milani bie në shtëpinë e Parmës në javën e dytë në Seria A, duke pësuar disfatën e parë sezonal. Skuadra e Fonsecës del me një humbje 2-1, ndërkohë që ka vetëm 1 pikë në dy javët e para.
Dennis Man shokoi kuqezinjtë që në minutën e 2-të pas një aksioni të bukur, ndërkohë që kundërpërgjigja e Milanit erdhi në pjesën e dytë me Christian Pulisic.
Parma pati shumë raste shënimi, por nuk e mbylli dot ndeshjen në pjesën e parë, ndërkohë që edhe pas pësimit të golit krijoi një mori mundësisht. Në minutën e 77-të Cancellieri realizoi golin e dytë dhe të fitores.
KOHA JONË SONDAZH

