Parma i shkakton humbje të hidhur Milanit, Interi më pranë titullit

Një surprizë e madhe në javën e 26-të të Serie A, atje ku Parma fitoi 1-0 në transfertë ndaj Milan në San Siro, duke e lënë skuadrën kuqezi 10 pikë pas kryesuesve të Inter. Loftus-Cheek i Milanit u dëmtua nw minutat e para pas një përplasjeje me Corvin, dhe në vend të tij u aktivizua Jashari që në minutën e 10-të.

Në pjesën e parë, Milan tentoi kryesisht përmes Christian Pulisic, i cili humbi një mundësi të pastër për të kaluar në avantazh para pushimit. Goli i vetëm pwr Parmwn do tw vinte nga Troilo, i cili shënoi me kokë. Fillimisht goli u anulua nga arbitri Piccinini, por VAR konfirmoi se nuk kishte asnjë faull dhe Parma mori fitoren e tretë radhazi, përsëri në minutat e fundit.

Me këtë sukses, Parma ngjitet në kuotën e 32 pikëve dhe siguron mbijetesën, ndërsa Inter arratiset +10 pikë nga Milani i Max Allegrit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?