Parma penalizohet me 2 pikë, në Palermo Juve synon +14, Milan në krizë
Nëse Juventus mund të quhet kampione, edhe pse jo matematikisht në Seria A, një tjetër skaudër, Parma, konsiderohet thuajse e rënë në një kategori më poshtë. Nuk kanë të sosur telashet për klubin e Parmës dhe sikur të mos mjaftonte vendi i fundit në klasifikimin e Serisë A, apo edhe problemet e shumta administrative, në pjesën e mbetur të këtij sezoni skuadra emiliane ka marrë një tjetër goditje këtë herë nga gjykata sportive e Federatës Italiane të Futbollit. Parma dënohet me -2 pikë në klasifikim për mos-shlyerjen e detyrimeve ndaj futbollistëve të saj dhe duke shtuar këtu edhe pikën që i është hequr verdhebluve përpara disa muajve shkon në tre numri i pikëve që i janë zbritur Parmës në këtë sezon. Me këtë dënim të marrë pakësohen akoma edhe më shumë shanset që formacioni emilian të luajë në Serinë A edhe sezonin e ardhshëm pasi Parma tashmë ka zbritur në kuotën e 9 pikëve. Pavarësisht se ka edhe dy ndeshje më tepër për të zhvilluar diferenca mes saj dhe Atalantës, që është skuadra e fundit që siguron mbijetesën shkon në – 15 pikë. Por gjykata sportive nuk ka dënuar vetëm skuadrën e Parmës me heqjen e dy pikëve nga renditja e përgjithshme por edhe ish presidentin e klubit emilian Tommaso Ghirardi dhe drejtorin sportiv Pietro Leonardi nga 4 muaj secilin me masën e sigurisë “arrest shtëpie”.
Juventus
Një fitore e mundshme në Palermo do të shkëpuste Juventus plot 14 pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Roma. Bardhezinjtë e Antonio Contes janë të fokusuar më tepër nga ndeshja e Champions League ndaj Borusis së Dortmundit, ndaj së cilës do të luajnë në mesjavë. Në ndeshjen e parë Juve fitoi 2-1 duke e lënë të hapur kualifikimin ndërsa në Seria A duket se diferenca e krijuar karshi Romës i bën të qetë bardhezinjtë të cilët në Palermo kërkojnë thjesht të mbyllin sa më shpejt llogaritë matematikore me titullin e katërt radhazi kampion.
Milan
Fatet e trajnerit Pipo Inzaghi mund të varen nga Firence. Të djelën Milan luan në transfertë ndaj Fiorentinës dhe për Pipo Inzaghin, ka kohë që bie “kambana e alarmit”. Barazimi me Veronën në ndeshjen e fundit konfirmon krizën e Milan, që ka dalë thuajse nga objektivat. Inzaghi në rast humbje nuk mund të presë më përfundimin e sezonit, pasi skuadrës së tij mund t’i rrezikohet rënia në një kategori më poshtë. Presidenti Berlusconi ka menduar edhe për pasardhësin e Inzaghit, por mbetet për t’u zbuluar pasi mediat italiane kanë spekuluar deri tani me shumë emra të ndryshëm trajnerësh.
Seria A – Java e 27-të
14 mars
18:00 Palermo – Juventus
20:45 Cagliari – Empoli
15 mars
15:00 Atalanta -Udinese
15:00 Genoa – Chievo
15:00 Sassuolo -Parma
18:00 Verona – Napoli
20:45 Inter -Cesena
16 mars
19:00 Fiorentina – Milan
19:00 Torino – Lazio
21:00 Roma – Sampdoria
Klasifikimi
Juventus 61
Roma 50
Lazio 46
Napoli 46
Fiorentina 42
Sampdoria 42
Genoa 37
Torino 36
Inter 36
Milan 35
Palermo 35
Udinese 31
Empoli 29
Sassuolo 29
Verona 29
Chievo 26
Atalanta 24
Cagliari 20
Cesena 20
Parma 9
KOHA JONË SONDAZH

