Parma shokon Juventusin dhe e nxjerr nga zona Champions League
Parma ka arritur një fitore të rëndësishme 1-0 ndaj Juventusit në stadiumin “Tardini”, në takimin e prapambetur të javës së 33-të të Serie A, i shtyrë më parë për shkak të ndarjes nga jeta të Papa Françeskut.
Skuadra e drejtuar nga Chivu, pavarësisht se humbi lojtarët Vogliacco dhe Bernabé që në minutat e para, zhvilloi një pjesë të parë shumë intensive, duke i shkaktuar Tudor-it humbjen e parë si trajner i bardhezinjve. Goli vendimtar erdhi pak para pushimit, kur Pellegrino realizoi me një goditje me kokë pas një krosimi nga Valeri nga e majta.
Në pjesën e dytë, Juventusi u përpoq të rikthehej në lojë, por tentativat e Kolo Muani dhe Conceiçao nuk u konkretizuan. Me këtë humbje, bardhezinjtë bien në vendin e pestë, duke u kaluar nga Bologna në garën për vendet që çojnë në Champions League.
KOHA JONË SONDAZH

