Partizani barazon me Kukësin, Tirana zhgënjen në Vlorë

Partizani nuk di të fitojë me rivalët direkt për titull. Të kuqtë u frenuan në barazim 0-0 në sfidën përballë Kukësit, duke treguar edhe një herë problematikën kryesore të këtij sezoni. Skuadra e Starovës vazhdon të prodhojë raste të panumërta, por vuan në finalizim.  Në kampin tjetër, për Kukësin mbetet tabuja pa fitore në fushën e të kuqve, megjithatë skuadra e Ernest Gjokës mbetet e pathyer në këtë sezon.

Një barazim drithërues pa gola, mes vulomit të lojës, emocioneve dhe rasteve të shumta për shënim. Por, nëse për atë që ndodhi në fushë Kukësi mund të jetë i kënaqur, edhe sepse rikthehet në krye të kampionatit, te Partizani rikthehet çështja e mungesës së bomberit, për të konkretizuar rastet e shumta të krijuara. Të paktën 15 raste për shënim në ndeshje të pashfrytëzuara janë një luks për çdo skuadër. Fatmirësisht merkato e Janarit po afron dhe të kuqtë mund të marrin masat sa nuk është ende vonë në garën për titullin.

Pasi ka rigjetur qetësinë financiare, Flamurtari rigjen dhe vazhdimësinë në fushë duke regjistruar fitoren e dytë radhazi. Viktima e radhës ishte Tirana, që nën drejtimin e Mirel Josës regjistron humbjen e parë. Ashtu siç pritej skuadrat zbresin në fushë me mungesa të mëdha, vlonjatët pa portierin Halili dhe mesfushorët Zeqiri e Telushi, ndërsa bardheblutë pa Teqjan, Karabecin dhe Merveill. Që në start sfida nuk duket në normalitetin e saj pasi në sekondën e 30 impianti i ndricimit pushon përkohësisht së punuari teksa pas 5 minutash gjithcka i kthehet normalitetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 42 Kërciku gabon në mbajtjen e topit në mesfushë, teksa topi i rikuperuar sjell kundërsulmin e shprejtë të vlonjatëve që me anë të Donjet Shkodrës kalojnë në epërsi. Për mesfushorin nga Prishtina ky është goli i 6 sezonal duke kaluar Salihin dhe arritur në klasifikim Ecuban.

Swiss Digital Mobile Reklama

Flamurtari merr fitoren e 5 sezonale dhe të dytën radhazi, ndërsa Tirana është futur në krizën e golit, pasi nuk shënon prej 3 takimesh por mbi të gjitha duke treguar limite në lojën e saj në transfertë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?