Partizani dhe Vllaznia bëjnë paqe në “Air Albania”

Partizani dhe Vllaznia nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola në “Air Albania”, në ndeshjen e javës së 30-të të Superiores. Në një ndeshje pa shumë raste, si kryeqytetasit ashtu dhe shkodranët nuk arritën dot që të gjenin rrugën e rrjetës.

Pjesa e parë ishte më e mirë për Partizanin që pati disa mundësi të mira për shënim, ndërkohë që Vllaznia ishte më e kujdesshme mbrapa dhe priste mundësinë e kundërsulmeve.

Pjesa e dytë ishte akoma dhe më e vakët, me skuadrat që më tepër menduan për të mos pësuar sesa për të shënuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vllaznia mban vendin e dytë me 51 pikë, ndërkohë  që Partizani në vendin e tretë me 48 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?