Partizani ëndërron rikthimin e Ilir Dajës, nisin kontaktet me trajnerin e njohur

Partizani largoi dje zyrtarisht Orges Shehin dhe tashmë për drejtuesit e kuq ka nisur puna për gjetjen e një zëvendësuesi. Aktualisht në krye të skuadrës është Arbër Abilaliaj, i cili do të drejtojë ekipin deri sa të gjendet trajneri i ri.

Në fakt kryeqytetasit kanë nisur të “ëndërrojnë” për trajnerin kampion. Ilir Daja është objektivi kryesorë i Gaz Demit, me palët që kanë një marrëdhënie të mirë mes tyre.

Daja duket shumë afër mbylljes së ciklit të tij te Ballkani ndaj dhe një rikthim në Superiore është mëse i mundshëm. Partizani do të e priste krahëhapur, teksa timonieri kryeqytetas e njeh mjaft mirë ambientin e kuq, pasi ka qenë në krye të Demave para 4 vitesh.

Eksperienca e fituar nga 57-vjeçari bën që te Partizani të tentojnë rikthimin, teksa në karrierën e tij Daja ka drejtuar edhe Tiranën, Dinamon, Skënderbeun, Flamurtarin dhe Besën. Në Superiore ka fituar titullin me Dinamon dhe Skënderbeun, teksa me këto të fundit ka fituar edhe Kupën e Shqipërisë.

SHKARKO APP