Partizani fiton gjysmëfinalen e parë të Kupës ndaj Egnatias

Partizani triumfon 0-1 ndaj Egnatias në Rrogozhinë, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë.
Ritmi ishte i kënaqshëm deri në fund, me të dy skuadrat që prodhuan futboll, por për të ardhur te goli u desh të vinte fundi i ndeshjes.
Keko fitoi penallti dhe ishte pikërisht ai që e përktheu në gol 11-metërshin për Partizanin.
Partizani mbrojti me fanatizëm rezultatin deri në fund, skuadra e kualifikuar për në finalen e madhe do të vendoset në ndeshjen e kthimit.