Partizani fiton me përmbysje spektakolare derbin ndaj Tiranës

Partizani fitoi derbin e kryeqytetit, teksa mposhti me rezultatin 2-1 me përmbysje Tiranën në duelin e luajtur në “Air Albania”.

Fillimisht ishte Tirana, që kaloi në avantazh në minutën e 7-të, me Liridon Latifin që zhbllokoi sfidën.

Në minutën e 30-të, Xhuljano Skuka barazoi shifrat, teksa ktheu në gol një penallti të fituar nga ai vetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tedi Cara përmbysi rezultatin në favor të Partizanit, teksa shënoi golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 43-të, për të vulosur shifrat në 2-1.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në pjesën e dytë asgjë nuk do të ndryshonte, teksa bardheblutë u ndalën nga shtylla.

Partizani mban vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Tirana renditet në vendin e katërt me 34 pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?