Partizani fiton me “poker” ndaj Erzenit, ngjitet në vendin e dytë

Partizani regjistroi fitoren e dytë radhazi, pasi mposhti 4-0 Erzenin, në sfidën e vlefshme për javën e 27-të në Superiore. Ndeshja u zhbllokua në minutën e 16-të, me sulmuesin Tedi Cara, që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

Në minutën e 30-të, ishte Mba, i cili dyfishoi shifrat, pas një lëvizje të bukur në zonën e shijakasve. Edhe pjesa e dytë foli për të kuqtë, të shënuan edhe dy herë të tjera. Në minutën e 77-të, kryeqytetasit mbetën me 10 lojtarë, pasi mbrojtësi Preka u ndëshkua karton të kuq.

Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, Partizani ia doli ta kthejë në goleadë. Atanaskoski shënoi të tretin në minutën e 84-t, ndërsa Bintsouka vulosi shifrat në 4-0 në minutën e 87-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Partizani ngjitet në vendin e dytë me 46 pikë, ndërsa Erzeni rrezikon rënien, në vendin e nëntë me 26 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?