Partizani fiton pastër pjesën e parë ndaj Tiranës, shënojnë Sidibe dhe Iskandarli
Partizani e ka mbyllur në avantazh të pastër 2-0 pjesën e parë të derbit të kryeqytetit përballë Tiranës, në ndeshjen që po luhet në stadiumin “Air Albania”.
Të kuqtë kanë qenë më kërkues dhe konkretë para portës, duke gjetur dy herë rrugën e rrjetës brenda 45 minutave të para. Goli i parë erdhi në minutën e 26-të, kur Sidibe shfrytëzoi një moment pasigurie në mbrojtjen bardheblu dhe dërgoi topin në rrjetë, duke ndezur festën e tifozëve të kuq.
Vetëm dhjetë minuta më vonë, në të 36-ën, Partizani goditi sërish. Ishte Iskandarli që finalizoi një aksion të shpejtë, duke dyfishuar shifrat dhe duke i dhënë skuadrës së tij një epërsi të rëndësishme për pjesën e dytë.
KOHA JONË SONDAZH

