Nuhiu: Nuk e merituam humbjen, kampionati është i hapur

Ardijan Nuhiu, trajner i Tirana, komentoi pas humbjes 2-0 ndaj Partizani në derbin e kryeqytetit, duke shprehur keqardhjen për rezultatin. Sipas tij, skuadra e tij zhvilloi një pjesë të mirë të lojës, veçanërisht në pjesën e dytë, ku lojtarët dhanë maksimumin.

“Do të doja që në fazën finale të pjesës së parë të sulmonim më shumë portën, jo vetëm të posedonim topin. Humbëm një lojtar dhe gabimet e Partizanit u ndëshkuan,” tha Nuhiju për RTSH Sport.

Trajneri shtoi se dëmtimi i Kortez dhe kartoni i marrë ndikuan në strategjinë e skuadrës, por ekipi krijoi raste për të ndryshuar rezultatin. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e ruajtjes së moralit: “Nuk duhet të mërzitemi me këtë humbje. Futbollistët tanë janë kualitativë, kampionati është i hapur dhe do mundohemi ta harrojmë këtë ndeshje, pasi na pret një tjetër sfidë këtë fundjavë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?