Partizani fundos Vllazninë drejt rënies, fitojnë Teuta dhe Kamza (VIDEO)

Gola të shumtë dhe surpriza në ndeshjet e javës së 34-të të Kategorisë Superiore. Vllaznia ka marrë një tjetër goditje të rëndë, pasi është mundur 2-0 nga Partizani. Për ekipin  Dalipit shënoi Asani super gol dhe Progni në pjesën e dytë, teksa kuqeblutë tashmë janë 5 pikë larg nga Teuta dhe Kamza.

Durrsakët shkatërruan3-1 Skënderbeun në Korçë. Shkalla, Çyrbja dhe Amadu ishin autorët e tre golave të suksesit të tretë radhazi për Teutën, ndërkohë që për ekipin e Dajës shënoi Soue dy minuta nga fundi. Kamza ndërkohë fitoi 1-0 ndaj Flamurtarit me një gol të shënuar nga Plaku në minutën e 63-të.

Kukësi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Luftëtarit. Dzaira kaloi në avantazh të dyfishtë vendasit, por në pjesën e dytë Lamçja dhe Ferreira barazuan rezultatin. Laçi kaloi pa problem Lushnjën me dy gola të Rexhinaldos, dhe një të Shtubinës, ndërkohë që Mone shënoi sa për statistika. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?