Partizani i pamëshirshëm, shpartallon me 8 gola Luftëtarin (VIDEO)

Pas 5 humbjeve radhazi, Partizani më në fund është rikthyer te fitoret në kampionat. Skuadra e Sormanit ka shkatërruar totalisht 8-1 Luftëtarin, duke dalë përkohësisht nga zona e “Play Off”.

Ishte një ndeshje e shënuar për Çinarin, i cili shënoi plotë 4 gola në portën e gjirokastritëve. Luftëtari luajti me një lojtar më pak pas largimit me karton të kuq të Hyseinit në fundin e fraksionit të parë.

Golat e tjerë për Partizanin u shënuan nga Broja, autogol i Dragoshit dhe nga Brown, dy të fundit në harkun e pak sekondave 10 minuta nga fundi i ndeshjes. Cara vulosi shifrat 8-1 me penallti.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gresild Lika shënoi një super gol për Luftëtarin nga goditja e dënimit, duke u konfirmuar si specialist. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?