Partizani mund me 10 lojtarë Flamurtarin, Bylis tupëron Skënderbeun (VIDEO)
Partizani ka arritur që të marrë një fitore shumë të vuajtur 1-0 ndaj Flamurtarit në javën e 3-të. Protagonist absolut në këtë ndeshje, si për mirë dhe për keq ishte Solomon. Ai shënoi për të kuqtë në minutën e 23-të, pas një harkimi perfekt të Trashit nga krahu i majtë.
7 minuta më pas sulmuesi i të kuqve u ndëshkua me karton të kuq, pasi la pa ndjenja futbollistin e Flamurtarit, Deliaj, duke e goditur në kokë. Vlonjatët kërkuan që të përfitonin nga avantazhi numerik duke krijuar mundësi të mira shënimi.
Bylis i ka dhënë një leksion të vërtet futbolli Skënderbeut në javën e 3-të, duke e mposhtur thellë 3-0. Peposhi zhbllokoi rezultatin që në minutën e 10-të, ndërkohë që në fundin e pjesës së parë Qardaku shënoi golin e dytë për ballshiotët. Në minutën e 61-të, portieri Isli Hidi shënoi dhe golin e tretë për ekipin e Bylisit, që ngjitet në kuotën e 4 pikëve pas 3 javëve të para. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

