Partizani mund sërish Valmierën, shkon në fazën Play Off të Conference League

Partizani bën një arritje historike duke shkuar në fazën Play-Off të Conference League, teksa mposhtën në Elbasan Arena me shifrat 1-0 Valmierën.

Pas triumfit në transfertën letoneze me shifrat 1-2, skuadra e trajnerit Zoran Zekic ishte sërish superiore. Kampionët e Shqipërisë arritën të zhbllokonin rezultatin në minutën e 21-të, Tedi Cara realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Arinaldo Rrapaj ai që fitoi faullin pas një kontakti në zonë dhe sulmuesi Cara konfirmoi formën në këtë fillim të sezonit. Partizani provoi sërish me Carën, Gjelbrim Taipin dhe Grezdën, por rezultati nuk ndryshoi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani shkon në Play-Off të Conference League, aty ku do të përballet me skuadrën nga Kazakstani, Astana.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?