Partizani ndalet edhe në Krujë, Laçi befason Skënderbeun (VIDEO)

Partizani nuk ka shkojë më shumë se një barazim 1-1 në transfertën ndaj Kastriotit. Ekipi drejtuar nga Skënder Gega ka vuajtur shumë në Krujë. Pas një pjese të parë të vakët me raste sporadike në të dyja portat, në fillimin e fraksionit të dytë do të vinte goli i avantazhit për të kuqtë.

Në minutën e 55-të, Mesah përfiton nga një rrëmujë në zonën e krutanëve duke e dërguar topin në trekëndësh. Reagimi i Kastriotit ishte i menjëhershëm, pasi vetëm pas dy minutash Shehu vendosi baraspeshën. Në të 59-të, Partizani mbeti me një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me karton të kuq të Rexhepit, i cili u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi deri në fund të kuqtë, ruajtën këtë barazim.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Laçi ka arritur që të fitojë minimalisht 1-0 ndaj Skënderbeut, në duelin e mesit të tabelës. Ndeshjen e vendosi një gol i shënuar nga Shtubina në minutën e 31-të. Futbollisti shkodran realizon me kokë, pas përgjumjes së mbrojtjes së Skënderbeut nga një top i ardhur nga rivënia anësore nga e majta. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?