Partizani në “Selman Stërmasi”, tifozët e Tiranës shpërthejnë me akuza ndaj klubit

Parashikimet nuk kanë gabuar. Akordi mes dy presidentëve, Refik Halilit dhe Gaz Demit, që Partizani ndeshjet pritëse t’i luaj në “Selman Stërmasi”, ka irrituar në maksimum tifozët e Tiranës.

Klubi “bardheblu” në faqen e tyre në “facebook” ka postuar arritjen e marrëveshjes me drejtuesit e Partzanit për çështjen e stadiumit. Kaq ka mjaftuar që pjesa dërrmuese e tifozëve të shpërthejnë në akuza ndaj numrit 1 të tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shumëkush e ka cilësuar një turp të vërtetë këtë situatë, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet që të bojkotoheshin ndeshjet e skuadrës. Për disa të tjerë, cilësohej e papranueshme për mbështetësit e kësaj skuadre që të shihnin Partizanin në të ardhme të festonte një titull të mundshëm në atë që e cilësonin “shtëpinë” e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata duket se nuk është e qetë tek Tirana. Merkato e janarit është afër mbylljes dhe klubi “bardheblu” nuk ka bërë asnjë përforcim , duke parë edhe zhvillimet e fundit, ditë jo të mira duken për kryeqytetasit.

Në rast se tifozët do të vendosin të bojkotojnë ndeshjet, atëherë kjo do të ishte një goditje e madhe për klubin, pasi në morinë e gjërave që kanë, do të humbisnin edhe armën e tyre kryesore, “tifozët”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?