Partizani ngre trofeun, shpërthen festa në “Selman Stermasi” (VIDEO)

Partizani më në fund pas 26 vitesh feston titullin kampion. Atmosfera në “Selman Stërmasi” ishte fantastike, me tifozët që kishin përgatitur një koreografi të veçantë për të nderuar heronjtë e tyre, të cilët siguruan titullin pas 26 vitesh.

Entuziazmi arriti kulmin kur kapiteni Alban Hoxha mori në duar trofeun në shoqërinë e fishekzjarrëve, duke festuar më pas me shokët e skuadrës, trajnerin Gega dhe të gjithë tifozët.

Ky ishte titulli i 16 në historinë e klubit, i fituar pas një sezoni të gjatë, tri javë para përfundimit, pikërisht në derbin kundër Tiranës. Pas stadiumit, festimet u spostuan në Sheshin “Nënë Tereza”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?