Partizani “paqe” me Kukësin, Tirana dhe Kastriotin e vendosin mbijetesën në javën e fundit (VIDEO)

Kategoria Superiore ka zhvilluar javën e 35-të, e parafundit për këtë sezon, duke prodhuar rezultate shumë interesante. Në “Selman Stermasi”, Kukësi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj kampionëve të Partizanit. Golin e vetëm për verilindorët e shënoi Reinaldo në fillimin e pjesës së dytë menjë goditje të bukur me kokë. 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt, Cinari shënoi golin e barazimit, teksa në fundin e ndeshjes, ka nisur festa.

Mbijetesa ndërkohë do të qartësohet në javën e fundit, pasi Tirana dhe Kastrioti kanë fituar sfidat e tyre. Tirana fitoi 3-1 në transfertë ndaj Laçit. Cobbina një penallti në minutën e 4-t, por dy minuta më pas dha një assist për Grecën, që e dërgoi topin në rrjetë. Kurbinasit kishin mundësinë për të barazuar në minutën e 16-të me Shtubinën, por që do të ndalej nga Lika. Në minutën e 36-të, Cobbina shënoi golin e dytë pas një kundërsulmi të shpejt. Në pjesën e dytë Shtubina rihapi ndeshjen në minutën e 61-të, por bardheblutë do të shënonin sërish me Hasanin.

Kastrioti, rivali direkt i bardhebluve në luftën për mbijetesë fitoi 2-1 ndaj Teutës. Roger dhe Vatnikaj shënuan dy gola të shpejt, ndërkohë që për durrsakët realizoi Kallaku 5 minuta nga fundi. Skënderbeu ndërkohë fitoi 2-0 ndaj Luftëtarit me dy gola të shënuar nga Marko Perval. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?