Partizani sfidon Qarabagun, Lerda me disa ndryshime në formacionin zyrtar

Partizani do të zbresë në fushë pas rreth një ore për të luajtur ndeshjen e turit të parë eliminator të Champions League ndaj Qarabag-ut. Skuadra e drejtuar nga italiani Lerda ka disa ndryshime në formacion, duke e krahasuar me sezonin e kaluar.

Në portë është si gjithmonë Hoxha, në mbrojtje qendra do të formohet nga Belica dhe Bitri, ndërkohë që në krahë do të luajnë Ibrahimi dhe Hakaj. Telushi, Mala dhe Cordeiro do të formojnë treshen e mesfushës, ndërkohë që në sulm ka hapësirë për Asanin, Çinarin dhe Mensah.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në krahun tjetër ekipi azerbajxhanas kundërpërgjigjet me Quintanën, i cili pritet të jetë rreziku kryesor, pa harruar as Emreli dhe Zoubir. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?