Partizani shmang në fund me autogol humbjen ndaj Vorës
Vora dhe Partizani ndanë nga një pikë në përballjen e zhvilluar në Vorë, e vlefshme për Kategoria Superiore, me takimin që u mbyll në barazim 2-2 pas një ndeshjeje të luftuar deri në minutat e fundit.
Skuadra vendase e nisi sfidën me shumë energji dhe arriti të godasë dy herë portën kundërshtare. Fillimisht ishte Luis Felipe që kaloi Vorën në avantazh, ndërsa më pas diferenca u dyfishua nga Chibuike Ohaegbulam, duke entuziazmuar tifozët vendas. Reagimi i të kuqve nuk vonoi. Në pjesën e parë, Moussa Doumbia arriti të ngushtojë diferencën për Partizanin, duke mbajtur skuadrën e tij në lojë.
Në pjesën e dytë, Partizani shtoi presionin dhe krijoi disa raste për shënim. Në minutën e 91-të, Doumbia u ndëshkua me karton të kuq si lojtari i fundit. Megjithatë, edhe pse në inferioritet numerik, Partizani ia doli të barazojë. Një autogol i Ohaegbulam i hoqi fitoren Vorës dhe i dha një pikë Partizanit. Pas këtij barazimi, skuadra e drejtuar nga Ardian Kërnaja mban vendin e katërt në renditje me 43 pikë, ndërsa Vora mbetet në vendin e tetë me 27 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

