Partizani-Tirana, Gega surprizon të gjithë me formacionin zyrtar

Derbi i Kryeqytetit është super ndeshja së javës së 15-të që do të startojë pas pak minutash në “Selman Stermasi”. Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka surprizuar të gjithë duke rikthyer në katërkëndësh portierin dhe kapitenin Alban Hoxha.

Ky i fundit u arrestua në fillim të javës, pasi drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit, por gjykata dha vendimin e detyrimit të paraqitjes ndaj tij, ndërsa në konferencën për shtyp, Gega kishte deklaruar se nuk do të aktivizonte Hoxhën në portë.

Formacionet zyrtare:

Swiss Digital Desktop Reklama

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Atanda, Belica, Trashi, Hila, Telushi, Asani, Mensah, Mala, Bardhi. Trajner: S.Gega.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tirana: Abibi, Doka, Hoxhallari, Atinga, Imami, Maveje, Karabeci, Daja, Hasani, Halili, Sentamu. Trajner: A.Mema.

Gjyqtarë: E.Hamiti, D.Rexha, R.Çokaj, K.Kola, J.Xhaja

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?