Partizani-Tirana, në krye të detyrës 300 efektivë

Derbi mes Partizanit dhe Tiranës këtë sezon është zhvendosur në “Elbasan Arena”. Ndeshja do të zhvillohet të dielën në orën 19:00 dhe duke njohur rivalitetin jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit mes dy tifozerive, Policia e Elbasanit ka hartuar një plan masash.

Policia thotë se të shtunën, nga ora 17:00 nuk do të lejohet parkimi i automjeteve përreth dhe përballë stadiumit, ndërsa për mbarëvajtjen normale të takimit, do të angazhohen 300 policë si dhe forca të FNSH-së.

Njëkohësisht uniformat blu kërkojnë nga ana e tifozëve që të jenë të pajisur përveç biletës edhe me kartë identiteti. Policia shton se do të ndalojë hyrjen në stadium të sendeve të forta, shishe, fishekzjarre dhe monedha e metale të çdo lloji.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?