Partizani-Tirana, “sherr” dhe për autobusët!

Derbi është derbi dhe lejohet të “luftohet” kudo. Por duke qenë se për herë të parë në histori, ndeshja më e rëndësishme e kampionatit shqiptar do të luhet në Elbasan, klubet po marrin masat që të kënaqin tifozët e tyre.

Veç biletave të rezervuara për “Guerrilsat” dhe “Fanatiksat”, si Partizani ashtu edhe Tirana duhet të bëjnë çmos që të sigurojnë transportin e tifozëve të tyre të zjarrtë drejt “Elbasan Arenas”. Duke ditur interesimin e jashtëzakonshëm që ka kjo përballje, sipas përllogaritjeve të para, si të kuqtë, ashtu edhe bardheblutë, kanë nevojë minimalisht për nga 30 autobusë, pra 60 në total, që do të shënonin edhe “eksodin” më të madh të dy tifozerive të kryeqytetit jashtë Tiranës.

Natyrisht që mjaft tifozë do të udhëtojnë me mjetet e tyre, por ata më të zjarrtit lëvizin gjithmonë në grup, ndaj kjo paraqet jo pak vështirësi për dy klubet.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?