Partizani triumfon ndaj Flamurtarit dhe i bashkohet Dinamos në vendin e katërt
Partizani merr një fitore të rëndësishme 2-1 në transfertë ndaj Flamurtarit , në ndeshjen e javës së 25-të të Kategoria Superiore. Vlonjatët e nisën ndeshjen në mënyrë të shkëlqyer, duke kaluar të parët në avantazh që në minutën e 8-të me një supergol të shënuar nga Maksuti.
Partizani reagoi dhe barazoi në fund të pjesës së parë, pas një penalltie të akorduar pas konsultimit me VAR për një ndërhyrje të gabuar ndaj Sidibe, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Në fillim të pjesës së dytë, i njëjti Sidibe realizoi golin e fitores, pas një gabimi në prapavijën e vendasve. Flamurtari pati mundësinë për barazim në minutën e 74-t, por penalltia e Herald Marku u ndal nga portieri i Partizanit, Pano Qirko.
Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 36 pikëve dhe pozicionohet në vendin e pestë, po aq pikë sa edhe Dinamo City në vendin e katërt.
KOHA JONË SONDAZH

