Partizani zgjedh një kroat për trajner, pritet vetëm zyrtarizimi
Partizani gjen trajner pak para fillimit të kampionatit. Bëhet fjalë për kroatin Miroslav Bojko. Palët kanë rënë parimisht dakord, ndërkohë që Bojko pritet ta shoh skuadrën që do të drejtojë, të hënën nga shkallët e stadiumit, për të marr detyrën më pas zyrtarisht në ditët në vijim.
Trajneri i ri pritet të vijë nga Kroacia dhe është një emër që është përfolur edhe më herët te “demat”. Miroslav Bojko, i cili është pa ekip që nga 23 tetori i vitit 2023, kur u largua nga skuadra e Vukovarit, që militon në nivelin e dytë të futbollit kroat.
Miroslav Bojko gjatë karrierës së tij si trajner, kryesisht ka drejtuar skuadra me profil të ulët në futbollin kroat.
KOHA JONË SONDAZH

