Pas 10 humbjeve, vjen fitorja e shumëpritur për Detroit Pistons
Detroit Pistons gjen më në fund fitoren pas 10 humbjeve radhazi në NBA. Skuadra nga Michigani fitoi 105 – 95 ndaj Memphis Griezzlies, duke rikuperuar një dizavantazh prej 15 pikësh gjatë pjesës së dytë. Një humbje e papritur kjo për Grizzlies, që gjithsesi mbajnë vendin e dytë në renditjen përgjithshme të Konferencës së Perëndimit. Spanjollli Marc Gasol, i dha avantazhin 10-7 Memphisit 4 minuta pas startit të takimit, me diferencës që erdhi duke u thelluar. Perioda e parë u mbyll 30-18 për miqtë, që dominuan edhe në të dytën, në fundin e të cilës rezultati shkoi 54-39, pas një koshit të Zach Randolph.
Në pjesën e dytë Pistons u shfaqën të papërmbajtshëm, duke rikuperuar pikë me ritëm të lartë. Gasol, i cili realizoi 17 pikë në total u kundërpërgjigj në mes të periodës së tretë me një kosh që e coi në 12 pikë diferencën, por në fund të kësaj periode tabela elektronike shënonte një rezultat të ngushtë 76-75.
Në fillim të perdiodës së fundit Reggie Jackson i kaloi në avantazh vendasit, por kundërpërgjigjja erdhi nga Vince Carter me një trepikësh. Në minutat e fundit Grizzlies gabuan në disa gjuajtje radhazi duke u dhënë mundësi Pistons që të shkëputeshin dhe ta mbyllin takimin me + 10 pikë. Caldëell-Pope dhe Jakson të Pistons rezultuan më të mirët në parket me 24 dhe 21 pikë secili. Në takimet e tjera të mbrëmjes Neë York Knicks kaloi San Antonio Spurs 104-100, Houston Rockets iu imponua Orlando Magic 107 – 94, Neë Orleans Pelicans fitoi me shumë vështirësi 85 – 84 ndaj Milëaukee Bucks dhe Los Angeles Clippers mposhti Charlotte Hornets në Staple Center 99 – 92
KOHA JONË SONDAZH

