Pas barazimit me Barcelonën, Real Madrid përballet me Deportivo La Corunas
Kampionati spanjoll i futbollit do të rezervojë këtë fundjavë përballjen mes Realit të Madridit dhe Deportivo La Corunas. Kryesuesit e La Ligës vijnë pas barazimit në “El Classicon” kundër Barcelonës në kampionat dhe një tjetër rezultati X me Dortmundin në Ligën e Kampionëve.
“Los Blancos” do të synojnë rikthimin tek 3 pikët. Gareth Bale është mungesa kryesore për ekipin “merengue”, teksa jamë rikthyer plotësisht Kroos e Morata por që mund të mis rrezikohen nga minuta e parë. Pra gjasat janë që nën skemën 4-3-3, trajneri Zinedine Zidanë të vendosë në mesfushë Kovacic, Iscon dhe Modric, kurse tre-dhembëshi ofensiv do të formohet nga Lucas Vasquez, Benzema dhe Cristiano Ronaldo.
Reali është e vetmja skuadër e ligës spanjolle që ende nuk e ka provuar shijen e humbjes në kampionat në këtë edicion. Ndërkaq galicianët vijnë pas fitores së thellë 5-1 ndaj Societadit, megjithëse deri më tani nuk kanë zhvilluar një sezon shumë pozitiv. Barcelona nuk fiton prej 4 javësh në kampionat, suksesi i fundit ishte ai ndaj Sevillës më 6 nëntor. Katalanasit do të kërkojnë pikët maksimale kundër Osasunës në “El Sadar”. Neymar po vuan nga probleme muskulare dhe nuk do të jetë i gatshëm, në vendin e tij me shumë gjasa do të luaj Arda Turan, i cili realizoi një tripletë në fitoren 4-0 në Champions kundër Gladbachut.
Turku do të përbëjë treshen ofensive së bashku me Suarez dhe Lionel Messin. Mesfusha do të kompletohet nga Iniesta, Busquets dhe Ivan Rakitic. Ky takim do të luhet të shtunën në orën 13:00.
Një përballje mjaft interesante do të jetë ajo e së hënës mes Villarealit dhe Atleticos. Madrilenët e vegjël do të jenë pa Felipe Luis, i cili do të mungojë deri në janar. Vendin e tij do ta marrë Lucas. Mesfusha me shumë mundësi do të formohet nga Carrasco, Koke, Gabi e Niguez. Gameiro e Griezmann do të përbëjnë repartin ofensivë, ndërsa sulmi i “nëndetëseve” të verdha do të plotësohet nga Pato dhe Sansone. Një sfidë e drejtpërdrejtë për zonën Champions, duke qenë se Los Colchoneros qëndrojmë dy pikë përpara Villarealit në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

