Pas Carlos Tevez, Messi shkakton një tjetër skandal në kombëtaren e Argjentinës

Edhe pse u rikthye në kombëtare pas shumë lutjesh që i bënë Leo Messi ka hapur një tjetër debat në ekipin “Albiceleste” Messi është bërë shkaktari kryer për të larguar një tjetër sulmues nga ekipi argjentinas pas largimit që i shkaktoi Carlos Tevezit disa vite më parë.

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është kundër grumbullimit të Icardit me përfaqësuesen argjentinase.

Tata Martino është larguar duke i lënë vendin Bauza-s, i cili e ka filluar shumë keq aventurën e tij në drejtim të “Albiceleste”-s. Por edhe me ndryshimin e trajnerit situata e Icardi-t nuk ka ndryshuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tani duket se është pikërisht Messi ai që nuk e do Icardi-n në kombëtare. Në programin “Debate Final”, të transmetuar te “Fox Sports”, është thënë se qëndron pikërisht ylli i Barcelona-s mbrapa këtij përjashtimi të Icardi-t, i cili duket se po paguan shtrenjtë tradhtinë e famshme kundrejt Maxi Lopez, i cili është shumë mik me Messi-n dhe Mascherano-n.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?