Pas dëmtimit të rëndë, Neymar humb pjesëmarrjen në eventin e madh në verë
Neymar Junior nuk do të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2024, që do të zhvillohet në qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në tetor. Lajmi është konfirmuar nga mjeku i kombëtares braziliane.
“Ylli” i Seleçaos u dëmtua gjatë humbjes 2-0 kundër Uruguait në Montevideo, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026, teksa doli mes lotësh nga fusha.
“Ai nuk do të ketë kohë, është shumë herët. Nuk ka kuptim të nxitosh për ta ngritur në këmbë para kohe dhe të marrësh rreziqe të panevojshme. Duhet të jemi të durueshëm. Të flasim për një kthim para nëntë muajsh është herët.
Ne presim që ai të rikuperohet plotësisht pas kësaj periudhe, i gatshëm për t’u rikthyer në një nivel të lartë, me rezultate të mira, pa asnjë lloj kufizimi”, tha Lasmar.
KOHA JONË SONDAZH

