Pas dy vajzave, Fabregas bëhet me djalë, futbollisti poston foto

BRITANI E MADHE – Mesfushori i Chelseat është bërë baba për herë të tretë. Mbëmjen e së martës, bashkëshortja e Cesc Fabregas, pas dy vajzave ka sjellë në jetë një djalë.

Futbollisti këtë moment të veçantë e ka ndarë me ndjekësit e llogarive personale në Instagram. “Faleminderit Daniella dashuria ime, për gjithçka që më ke dhënë dhe që ke qenë gruaja më trime në tokë.
Të dua shumë. Të dy, nëna dhe foshnja po ia dalin mrekullisht”, ka shkruar Fabregas në Instagram. Kujtojmë se reprezentuesi 29-vjeçar spanjoll është i martuar që gjashtë vjet me bukuroshen 41-vjeçare Daniella Semaan.
/BW
KOHA JONË SONDAZH


