Edi Rama viziton Kombëtaren në qendrën stërvitore! Pozon krah Brojës dhe Ramadanit
Pas sfidës së humbur dje me Italinë, kombëtarja shqiptare nuk ka humbur kohë dhe ka nisur me zhvillimin e seancave stërvitore.
Titullarët priten t’i nënshtrohen një stërvitjeje rikuperuese. Ndërkohë Sylvinho ka lejuar lojtarët që pas stërvitjes të takojnë familjarët në mënyrë që të rikuperohen edhe psikologjikisht pas humbjes.
Futbollistët e kombëtares janë takuar edhe me kryeministrin Edi Rama i cili ishte sot për t’i vizituar në qendrën stërvitore në afërsi të Dortmundit.
Foto e postuar nga gazetari Arlind Sadiku (Ylber Ramadani, Armando Broja, Arlind Sadiku dhe Rama)https://shqiptarja.com/lajm/pas-humbjes-me-italine-rama-viziton-kombetare-ne-qendren-stervitore-pozon-krah-brojes?r=pop5s