Pas pak hidhet shorti i Champions League, do të ketë disa duele spektakolare

Sot në Nyon të Zvicrës, në orën 12:00, do të hidhet shorti për fazën me eliminim direkt të Champions League. Goglat pritet të rezervojnë përballje të forta dhe magjike, me kryesuesit e grupeve të cilat shpresojnë të shmangin kundërshtarët si Interi, Napoli dhe PSG.

Vazoja e parë përbëhet nga të gjitha skuadrat që mbyllën fazën e grupeve në vendine parë, të cilat janë: Bayern Munich, Real Madrid, Manchester City, Barcelona, Arsenal, Atletico Madrid, Dortmund dhe Real Sociedad.

Në vazon e dytë janë Inter, PSG, Napoli, Lazio, Leipzig, Porto, PSV dhe Copenhagen. Rregulli parësor është se skuadrat që ishin në të njëjtin grup, nuk do të përballen përsëri së bashku.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshjet e para të këtij raundi të 1/16 do të luhen në datat 13/14 shkurt dhe 20/21 shkurt, ndërsa ndeshjet e kthimit në datat 2/6 mars dhe 12/13 mars. Në fund të këtyre ndeshjeve, do të hidhet edhe shorti fundit i çerekfinaleve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?