Pas pak hidhet shorti i Champions League, premtohen duele spektakolare në çerekfinale
Në Nion të Zvicrës do të hidhet sot në orën 12:00 shorti i Champions League. Ekipet do të mësojnë kundërshtarët e tyre në çerekfinale dhe po ashtu kundërshtarët potencialë në gjysmëfinale. Ekipet e kualifikuara janë: Real Madrid, Barcelona, Atletico Madrid, Manchester City, Arsenal, PSG, Bayern Munchen dhe Borussia Dortmund.
Do të jetë short i hapur. Klubet mund të përballen me kundërshtarë nga i njëjti vend dhe skuadra me të cilat ishin përballur më parë në fazën e grupeve. Skuadra e parë e dalë nga shorti e luan ndeshjen e parë në shtëpi, kundër skuadrës së dytë të zgjedhur. Procedura përsëritet me topat e mbetur në vazo për të përfunduar çiftet çerekfinale.
Për shortin gjysmëfinal, katër topa që përmbajnë copëza letre të shënuara “Fituesit e çerekfinales 1” deri “Fituesit e çerekfinales 4” vendosen në një vazo të madhe dhe përzihen.
Topi i parë dhe i dytë i tërhequr përcaktojnë çiftin e parë gjysmëfinal, topi i parë i tërhequr përfaqëson ekipin vendas për ndeshjen e parë. Procedura përsëritet me topat e mbetur në vazo për të përfunduar çiftet gjysmëfinale. Do të hidhet gjithashtu edhe shorti i tretë për të përcaktuar në finale skuadrën ‘vendase’ për arsye administrative.
KOHA JONË SONDAZH

