Pato: Ibrahimovic për pak sa nuk më vrau, ishim trinom i frikshëm!
Alexandre Pato është rrëfyer në një intervistë të dhënë për “Gazzetta dello Sport”. Sulmuesi ka zbuluar dhe një episod shumë interesant mes tij dhe Zlatan Ibrahimovic në një ndeshje që Milani luante ndaj Napolit.
“Si ishte në kohën kur luanim bashkë? Gjithmonë kërkonte topin, madje ndonjëherë edhe në mënyrë agresive. Një herë kur po luanim ndaj Napolit shënova gol dhe aksioni ishte i gjithi personal i imi. Përpara se të shënoja, Ibra më kërkoi topin, sepse ishte në pozicion shumë të mirë.
Sidoqoftë unë godita vetë dhe për fat të mirë shënova. Në atë moment, i thashë vetes: ‘Nëse topi nuk do të shkonte në rrjetë, ai do të më vriste.’ Në përgjithësi kuptohesha shumë mirë me të. Ishim treshe magjike bashkë me Robinhon.
Ibra duhet të qëndrojë te Milani. Klubi duhet të besojë te ai, pasi është shumë i rëndësishëm edhepër të rinjtë. Është një lojtar që të ndihmon të japësh më të mirën nga vetja dhe shumë inteligjent”, deklaroi Pato.