Patris Evra: E patë Shqipërinë, ju që thatë se ishte ekip i lehtë
Lojtari i Francës, Patris Evra ka përgëzuar Shqipërinë për paraqitjen e zhvilluar, por shprehet se e priste një duel shumë të luftuar.
“Shqipëria është një skuadër shumë e fortë. Ka futbollistë që luajnë me zemër për fanellën që mbajnë veshur. Nuk dorëzohen për asnjë moment.
Në fakt, ne e prisnin që do të ishte e vështirë. Kishim luajtur dy miqësore, prej të cilave njërën e humbëm dhe tjetrën dolëm barazim në shtëpi.
Mendoj se edhe në ndeshjen e parë kundër Zvicrës nuk e merituan që të humbisnin.
Shpërdoruan një mundësi të shkëlqyer në fund. Madje, nëse do të kishin barazuar me ne, nuk mendoj se do të ishte e vjedhur.
Takova trajnerin e Shqipërisë dhe e përgëzova. Janë me të vërtetë një ekip për t’u vlerësuar.
Kush thoshte përpara ndeshjes se Shqipëria është një skuadër e lehtë duhet të flasë tani”, – deklaroi Patris Evra për “SuperSport”.
KOHA JONË SONDAZH

