Pellegrini kualifikon Romën ndaj Parmës, gjen Juven në çerekfinalen e Kupës së Italisë (VIDEO)

Roma është skuadra e fundit që ka siguruar një vend në çerekfinalet e Kupës së Italisë. Verdhekuqtë fituan pastër 2-0 në transfertën ndaj Parmës në Tardini, teksa në turin tjetër do të përballen ndaj Juventusit.

Ndeshjen do të vendosnin dy golat e shënuar nga Lorenzo Pellegrini/ 23-vjeari shënoi një gol të bukur në fillimin e pjesës së dytë me një goditje të pirët në minutën e 49-të, ndërkohë që në të 76-n, ai do të realizonte me penallti.

Në këtë ndeshje ishte në fushë për Parmën edhe Dermaku, duke u aktivizuar për 90 minuta, por pa mundur që të lërë shumë gjurmë. /R.Lika-Koha Jone/


SHKARKO APP