Pepe shpërthen me deklaratë bombë pas eliminimit: Duan t’i japin Kupën e Botës Messit
Mbrojtësi veteran i Portugalisë dhe ish-lojtar i Realit, Pepe ka dhënë një deklaratë bombë pas eliminimit nga Maroku në çerekfinale të Botërorit. Ai është shprehur se ishte e papranueshme që ndeshja të gjykohej nga një argjentinas, duke theksuar se “duan t’i japin Botërorin Argjentinës.
“Ishte e papranueshme që sot një arbitër argjentinas të gjykonte ndeshjen tonë pas asaj që ndodhi dje, me Messin që u ankua për arbitrimin. Pas asaj që pashë sot, duan t’ia japin Argjentinës titullin,” deklaroi Pepe, duke akuzuar rëndë FIFA-n për gjykimin e Facundo Tellos.