Për çdo tampon për futbollistët, në Itali do të dhurohen 5

Protokolli i Federatës Italiane të Futbollit (Figc) për rinisjen e futbollit sipas sugjerimeve të komisionit tekniko-shkencor parashikon një numër të lartë tamponesh për tu kryer nga lojtarët.

Një çështje ekonomike por edhe etike, në një moment në të cilin qytetarët nuk arrijnë lehtësisht tek testi për të mësuar nëse janë apo jo pozitiv me Covid-19.

Ekipet po mendojnë të dhurojnë pesë tamponë për çdo testim të bërë nga lojtarët. Sipas asaj që bën të ditur “Corriere dello Sport”, presidenti federal Gravina ka kërkuar dhe siguruar një sforco më të madhe në krahasim me idenë fillestare të bazuar në dy tamponë të dhuruar për çdo testim të kryer.

Në këtë mënyrë futbolli kërkon të dërgojë një mesazh edhe të natyrës etike, në një moment të vështirë për të gjithë Italinë.

SHKARKO APP