Për kurimin e Schumacherit janë shpenzuar deri tani plot 16.1 milionë euro

Mikael Schumacher ka edhe një shpresë të fundit për të shpëtuar.

7 herë kampioni i botës në Formula Uno do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë një mjekim më të specializuar, shkruan “scmp”, raporton SYRI.net.

48-vjeçari pritet të niset nga Zvicra, drejt një qendre traumatike të trurit në Teksas, pasi gruaja e tij, Korina ka vendosur të provojë për një tjetër terapi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për specialistin në rastet e dëmtimeve të trurit, Dr.Mark Miks, mund të jetë një “shpresë e re” për legjendën e pilotimit. “Ne kemi përvojë të gjerë me pacientët e traumës. Në Europë nuk ka klinika të posaçme që mund të trajtojë raste si ky”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Legjenda e Formula uno-s prej vitit 2013 ndodhet në koma pasi pësoi një dëmtim të rëndë në tru gjatë një aksidenti me ski.

Për kurimin e Schumacherit janë shpenzuar plot 16.1 milionë Euro.

 

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?