“Perandori” Adriano nuk dorëzohet kurrë, përgatit rikthimin e radhës

Adriano akoma nuk është dorëzuar, “perandori” ndihet akoma futbollist dhe ka akoma dëshirë që të lëshojë të majtën e tij të fuqishme drejt portës.

Nga 28 maji i 2016-ës, ish-sulmuesi i Inter ka mbetur pa ekip pas eksperiencës zhgënjyese të kaluar te Miami United, por akoma shumë adhurues në botën e futbollit.

Në fakt, Joao Paulo Magalhaes, përgjegjës i skuadrës së parë të Boavista-s, klubi i Serisë D braziliane, ka deklaruar se:

Swiss Digital Desktop Reklama

“Dyert janë gjithmonë të hapura për të. Mund të stërvitet afër shtëpisë, nëse ka dëshirë të kthehet, ne e presim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht moshës 34-vjeçare dhe mbipeshës, Adriano një prej talenteve më të paplotësuar të historisë së futbollit mesa duket e ka marrë seriozisht rikthimin në futboll.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?