Përballë Sopotit, Faruk Sejdini shpresa e fundit e Dinamos për Superioren

Ekipet pretendente për Kategorinë Superiore mund të qartësohen pas rezultateve të javës së 19-të të Kategorisë së Parë, që do të zhvillohet këtë të shtunë. Ekipet kryesuese do të përballen më kundërshtarë ndjeshëm më inferior, por do të ketë edhe përplasje si ajo mes Sopotit e Dinamos. Blutë pas disa rezultateve zhgënjyese kanë rkthyer në stol trajnerin legjendar Faruk Sejdini, nën drejtimin e të cilit fituan një nga titujt e fundit kampion. Në Grupin B, dy skuadrat kryesuese kanë sfida të lehta në letër. Lushnja pret në Roza Haxhiu Naftëtarin e vendit të fundit, ndërsa Bylisi Luftëtarin. Në të tre takimet e mbetura, Butrinti-Shkumbini, Sopoti-Dinamo dhe Tomori-Pogradeci, gjithcka mbetet e hapur, pasi edhe diferencat mes skuadrave në cilësi por edhe në renditje janë të vogla. Të gjitha takimet e Kategorisë së Parë do të luhen në orën 15:00.

Në Grupin A të kësaj kategorie, Tërbuni, Mamurrasi dhe Besëlidhja, që kryesojnë renditjen, vështirë se do të lënë pikë në ndeshjet shtëpiake. Për pukjanët përballja me Veleçikun e vendin të futet mbetet formalitet, por as Kastrioti dhe dhe Ada nuk pritet t'u hapin probleme mamurrsakëve dhe lezhjanëve.  Rezultatet e dy takimeve të tjera të këtij grupi Burreli-Besa dhe Iliria-Kamza, thuajse nuk do të kenë asnjë ndikim për sa i përket garës për në Superiore.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

E Shtunë, (14 mars 2015)

Swiss Digital Mobile Reklama

Java e 19-të

‪‎Grupi A

15:00 Tërbuni – Veleçiku

15:00 Besëlidhja – Ada

15:00 Mamurrasi – Kastrioti

15:00 Burreli – Besa

15:00 Iliria –  Kamza

‪‎Grupi B

15:00 Lushnja – Naftëtari

15:00 Bylis – Luftëtari

15:00 Butrinti – Shkumbini

15:00  Sopoti – Dinamo

15:00 Tomori – Pogradeci

 

 

Lajme Flash nga Kategoria Parë

►Sopoti, tifozët premtojnë mbështetje ndaj Dinamos

►Dinamo, nga trajneri i ri Faruk Sejdini te administratori, të gjithë të bindur për ringritjen

►“Bylis nuk ndalet, Luftëtarin e mundim”

►Gjoni gjen “defektet” e Luftëtarit, skuadra me probleme fizike

►Branica gati, Taullau sheh një Lushnjë të frikshme

►Naftëtari, premio nga biznesmenët dhe bashkia për pikë në Lushnjë

►Ballhysa i bindur: Shkumbini nuk dorëzohet!

►Mungon trajneri Muxhaj te Tomori, Shinko prenoton fitoren

►Iliria me “tridhëmbësh” ndaj Kamzës

►Hoxha: Kam besim te Kastrioti, e mbyllim mes më të mirëve!

►Manuka: Kjo Besëlidhje s’ndalet, na takon kreu!

►Dëbora bllokon Pukën, Tërbuni luan në Tiranë!

►Bardhi e Ramadani: Kthesa e Mamurrasit nis nga Kastrioti

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?