Përballja me Kukësin, trajneri i Tiranës Josa: Nuk i druhemi askujt

Në prag të përballjes mjaft të rëndësishme kundër Kukësit, trajneri i Tiranës Mirel Josa megjithëse vlerëson forcën e kundërshtarit shprehet se nuk i druhet askujt dhe se në sfida të tilla të trija rezultatet janë të pranishme

Tekniku 46 vjeçar nuk kërkoi të shpërqëndrohej duke folur për derbin e ditës së mërkurë kundër të Partizanit duke theksuar se ndeshja më e rëndësishme për Bardheblutë është ajo përballë Kukësit

Tirana aktualisht ndodhet në vendin e 4-ët në renditje me pikë të barabarta me Partizanin e vendit të 3-të, teksa nën drejtimin e Josës 24 herë kampionët kanë rregjistruar 2 fitore rradhazi në kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?